“Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Leçes në Salento, drejtori sportiv Pantaleo Korvino ka dhënë sinjale të qarta se klubi është gati të ndjekë një fazë të re ndërtimi, duke mos i penguar disa prej futbollistëve më të rëndësishëm nëse ata vendosin të largohen.“Kur flas për merkaton, dua të jem i qartë: analizojmë çdo situatë në funksion të cikleve të përfunduara. Mendoj se ky sezon shënoi fundin e një cikli për disa lojtarë që kanë dhënë shumë për këtë klub. Jam duke iu referuar emrave si FalKone, Baskiroto, Ramadani, Krstoviç dhe Galo. Nëse ata shprehin dëshirën për të ndjekur një rrugë të re, nuk do t’i ndalojmë.

Lajme të tjera |  Teuta zgjedh trajnerin e ri, zyrtarizimi do të bëhet të shtunën

Kemi vendosur të respektojmë vullnetin e tyre”, deklaroi Korvino. Njëri nga emrat më të lakuar për një largim të mundshëm është Ylber Ramadani, i cili ka zgjuar interesin e klubit Al-Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas raportimeve, Al-Ain ka kontaktuar drejtpërdrejt me menaxherin e mesfushorit shqiptar, duke i prezantuar një ofertë joshëse: kontratë 3-vjeçare dhe pagë vjetore që kap vlerën e mbi 1 milion eurove për sezon.

Leçe, nga ana tjetër, pritet të kërkojë një shumë pak të lartë për ta lënë të lirë Ramadanin. Dëshira e futbollistit është e qartë, një ofertë e tillë nuk vjen shpesh dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm financiar në karrierën e tij.

Me një kalim në Emirate, pozitat e Ramadanit në ekipin kombëtar do të lëkundeshin ndjeshëm. Kjo edhe për faktin se në tri ndeshjet e fundit, Silvinjo ka preferuar titullar Juljan Shehun, ndërsa Ylberi është aktivizuar vetëm pak minuta. Megjithatë, pritet të shihet se çfarë zgjedhje do të bëjë mesfushori, pasi edhe sezonin e fundit te Leçe nuk ishte alternativë e parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us