S’ishte në ceremoninë e Papës sepse do shkonte në Beograd për të takuar djalin e Trump? Rama: Çmenduri, detyrohen njerëzit e familjes së presidentit që ta mohojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD se ai nuk ishte në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump.

Rama e  quan këtë një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

Kryeministri ironizoi sërish opozitën me lajmin e lobimit 6 mln dollarë të PD në Amerikë:  “Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi”

Lajme të tjera |  “S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak...” - Çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

Rama: Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuqiqin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse shba…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us