Siti ekipi më i çmuar në Europë, vlen 1.4 miliardë euro. Në dhjetëshen e parë janë dy skuadra angleze

Skuadrat më të çmuara në futbollin europian janë zbuluar, ndërsa dy klube të Premier Ligës renditen brenda 10 skuadrave më të mira. Skuadrat që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës janë në gjendje të joshin disa nga lojtarët më të mirë me çeqe të mëdha pagash, ambiente stërvitore të klasit të lartë dhe sigurisht shpresën për të luajtur në Ligën e Kampioneve, trofeut të lakmuar.

Shpenzimet bruto në merkato janë rritur në pesë kampionatet kryesore të Europës, ndërsa kanë arritur në 1.1 miliardë euro vitin e fundit. Klubet e Premier Ligës janë disa nga shpenzuesit më të mëdhenj, me kampionatin anglez që është i pakrahasueshëm për fuqinë financiare me të tjerët në kontinent. Por pavarësisht kësaj, vetëm dy klube të Premier Ligës janë përfshirë në renditjen e “top 10”, si skuadrat më të çmuara në Europë. Sipas shifrave të një raporti të fundit të statistikor të “Football Benchmark”, Mançester Siti kryeson klasifikimin, me ekipin kampion bote që kap vlerën më të lartë të skuadrës në treg që nga 1 janari 2024, duke u krenuar me një rritje prej nëntë për qind në vlerën e ekipit të tyre.

Lajme të tjera |  SOT, ORA 20:45/ Dilema në mbrojtje dhe sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria. Stojkoviç mund t’i besojë formacionit fitues

Dhe kampionët e Guardiolës lënë pas disa skuadra të mëdha, duke përfshirë PSG-në dhe Realin e Madridit, ekipe të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa “qytetarët” krenohen me një vlerësim të skuadrës prej 1.414 miliardë eurosh, skuadra e PSG-së vlerësohet me 1.152 miliardë, ndërsa edhe Reali i Madridit e kalon vlerën e 1 miliard eurove (1.152). Fituesit e tripletës janë një skuadër plot talente, me emra si Haland apo De Bryjne.

Në verë ata u forcuan edhe me Gvardiol, Doku, Nunjez dhe Kovaçiç. Më pas në renditje vijnë Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, dy klube që në fakt kanë pësuar rënie në vlerën e tyre këtë vit. Gjigantët gjermanë kanë rënë me 2% të vlerës, pavarësisht se firmosën me një yll si Herri Kejn në verë.

Siti ekipi më i çmuar në Europë, vlen 1.4 miliardë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us