Temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit, janë shuar 20 vatra zjarri, ndërsa 2 të tjera janë ende aktive.
Sitiuata më problematike është në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktivizohet.
Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Gjithashtu vazhdon edhe operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë.
50 efektivë të FA i janë bashkuar operacionit në këtë zonë, duke shmangur rrezikun ndaj shtëpive të fshatit.