S’iu bind urdhrit të dëbimit, shqiptari identifikohet nga gjurmët e gishtërinjve në Itali, si tentoi t’i mashtronte karabinerët

Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi ishte kthyer në Itali, edhe pas një urdhri dëbimi të firmosur nga Gjykata. Shqiptari ishte dëbuar në vitin 2020 pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës dhe ekzekutuar nga Shtabi i Policisë së Parmës, të cilët e shoqëruan në portin e Ankonës dhe e hipën në një anije për të udhëtuar drejt Durrësit.

Por, shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, është rikthyer në Itali, në Parma. Rastësisht, ai u ndalua nga karabinierët teksa udhëtonte me një mjet tip “Mercedes Benz” dhe u është prezantuar atyre me një leje drejtimi shqiptare me të dhëna personale të rreme.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 9 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dyshimet e karabinierëve për të dhënat e shqiptarit, bënë që ai t’i nënshtrohej analizës së gjurmëve të gishtërinjve dhe të zbulohej identiteti i tij i vërtetë. Tashmë shqiptari është lënë në arrest shtëpie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us