Sot, më 4 korrik, kryeministrin Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Një video e veçantë i ka ardhur nga Akademia Politike e Partisë Socialiste me rastin e ditëlindjes.
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale”, shkruhet në urimin e akademisë në rrjetet sociale është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Siç dëgjohet në këngën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, anëtarët e Akademisë Politike të PS-së, venë në pah punën e kreut të tyre, por për ditëlindje i bëjnë një thirrje.
Nuk harrohen as kostumet apo tutat, lapsi, puna e kreut të qeverisë në rrjetet sociale etj. Por për socialistët sot duhen harruar fjalimet.
“Është dita jote, një çast për reflektim. Është dita jote me urime pa mbarim”, thuhet ndër të tjera në këngë.