S’ka më vend për dyshime! Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Dera e Armando Brojës duket se është mbyllur përfundimisht te Chelsea, me klubin anglez që i ka bërë të qartë sulmuesit të Kombëtares prej kohësh se duhet të gjejë një klub të ri.
Ajo që bëjnë me dije mediat angleze, Broja dhe të gjithë lojtarët e tjerë të Chelsea që ishin në huazim këtë sezon, duhet të kërkojnë për një klub të ri për t’u transferuar përfundimisht.

Kjo do të thotë që për yllin shqiptar nuk do të ketë më huazime, por një transferim i sigurt, të paktën siç raporton The Athletic.

Interesi për Brojën nuk ka munguar, me disa klube gjermane që janë të gatshme të bisedojnë me Chelsean për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Lajme të tjera |  Në Arabi ëndërrojnë Leo Messin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us