S’ka paqe mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara-s, futbollisti akuzon modelen për vjedhje

Çifti i njohur, Mauro Icardi dhe Wanda Nara, janë ndarë zyrtarisht më 21 mars 2025, por konflikti mes tyre vazhdon të përshkallëzohet.

Sipas burimeve gazetarit argjentinas Gustavo Mendez, është ngritur një padi kundër modeles, e cila dyshohet se ka transferuar 5 milionë euro nga llogaria e përbashkët bankare në një llogari personale, si dhe 2 milionë euro të tjera nga një tjetër llogari ku ishin depozituar të ardhurat e Icardit nga bluzat dhe aksesorët.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga avokatët e Icardit, transaksionet janë bërë pa miratimin e sulmuesit dhe këto veprime janë konsideruar të paligjshme. Pala ligjore e futbollistit kërkon dëmshpërblim për humbjet financiare që pretendohet të kenë ndodhur për shkak të këtyre veprimeve.

Kujtojmë se sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka ndërtuar një lidhje të re me modelen Chyna Suarez që nga muaji nëntor, ndërsa Wanda Nara, nga ana tjetër, është në një lidhje me reperin argjentinas L Gante.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Fantastike në Francë! Supersfida mes Lyon dhe Manchester United nis me simbole SHQIPTARE

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us