“S’ka rrugë të lehtë”, Kallas në Tiranë: Shqipëria të bëjë reformat, e ardhmja e vendit në BE

Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave.

“I dashur Edi. Ju jeni i dobishëm edhe për stabilitetin në rajon. BE është e angazhuar për të fuqizuar raportet me Shqipërinë.

Ne kemi nënshkruar partneritetin bashkëpunues mes Tiranës dhe BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen.

Ne po thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorin e sigurisë. Ne duam të shtojmë bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit dhe të sulmeve kibernetike.

Shqipëria ka agjendë ambicioze që të përmbyllë negociatat me BE brenda 2027. Shqipëria s’ka rrugë të lehtë, duhet të bëjë reformat. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Kallas.

Lajme të tjera |  Elon Musk trazon SHBA, themelon partinë “America Party”: Nuk jemi në demokraci, do t’iu kthej lirinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us