Teksa avokatët e Berishës nuk kanë depozituar në GJKKO kërkesën me shkrim për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe afati ka mbaruar ata kanë bërë një reagim.
Avokatët thonë se GJKKO nuk u ka vënë në dispozicion vendimin e parë, ku gjyqtarja Rudina Palloi rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Gjokës.
“GJKKO te informoje, se cila eshte arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmerise se kerkeses per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, thotë avokati i Berishës.