“S’kam vendosur ende për formacionin”, Silvinjo: Në Letoni kemi ardhur për tre pikë

Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin.

Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun.

Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë.

“Në futboll ka gjithmonë presion, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, futbolli nuk të jep kohë.

Lajme të tjera |  Kombëtarja ndez "motorrët", zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Na duhen pikë, Letonia ka mundur Andorrën, nuk mund të them vendimtare, por si ndeshje kjo është e rëndësishme”- tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us