Familja presidenciale akuzohet për skandal korrupsioni në Korenë e Jugut. Kjo, pasi bashkëshortja e presidentit të vendit, Kim Keon Hee ka pranuar si dhuratë një çantë luksoze të markës Dior. Mediat në vendin aziatik shkruajnë se kamerat e sigurisë tregonin një punonjës të kishës duke i dhënë bashkëshortes të presidentit të Koresë së Jugut një çantë Kristian Dior, që kushton jo më pak se 2000 dollarë.
Ky skandal mund të kërcënojë seriozisht pozitat e partisë të presidentit të vendit, Yoon Suk Yeol në zgjedhjet e prillit. Votuesit duan një shpjegim nga Yoon, ndërsa opozita ka hedhur akuza në drejtim të kreut të shtetit. Video, e publikuar nga mediat e majta në Korenë e Jugut, raportohet se është filmuar në mënyrë të fshehtë nga një pastor, raporton BBC.
Gazeta ‘Korea Herald’ shkroi se në pamje nuk dukej qartë nëse çanta ishte marrë nga zonja e parë e Koresë së Jugut, por se qeveria në komunikim për mediat ka thënë se çanta është pronë e Presidencës. Zonja e Parë është kritikuar shpesh nga zgjedhësit, teksa 53 përqind e tyre kanë thënë se sjellja e saj nuk iu pëlqen.
Në Korenë e Jugut është e përcaktuar qartë se zyrtarët publikë ose bashkëshortët e tyre nuk mund të marrin dot dhurata me vlerë më të madhe se 75 dollarë. Opozita ka hedhur në drejtim të Kim Keon Hee edhe akuza të tjera, që lidhen me korrupsionin./ZËRI/