SKANDAL/ Medaljen e arit për Shqipërinë “nuk u përtyp dot”, presidenti i Federatës Ruse shtyn dhe quan tradhëtar sportistin shqiptar

Shqipëria është shpallur kampione në mundje në Kampionatin Europian që po mbahet në Bratislavë të Sllovenisë. Chermen Valiev i cili u shpall kampionë Europa dhe valëviti lart flamurin e Shqipërisë është përballur me një skandal.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë e ka shtyrë me duar sportistin, ndërsa e ka quajtur edhe tradhëtar.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruhet në postimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Kujtojmë se Valiev u shpall kampion i Europës për peshën 74 kg në stilin e lirë. Në këtë ëmnyrë bëhet edhe medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë. Mundësi fitoi me rezultatin 4-2 ndaj rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us