SKANDAL në Ambasadën e Shqipërisë në SHBA, ambasadori Ervin Bushati s’paguan qiranë! Pronari: U zhduk

Skandal diplomatik në Ambasadën e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i Shqipërisë në Uashington DC Ervin Bushati akuzohet se është larguar nga banesa ku qëndronte pa kryer pagesën e qirasë. Denoncimi i rastit është bërë nga Artur Elezi, pronari i banesës, i cili shkruan në Facebook se kryediplomati i Shqipërisë në SHBA është “zhdukur”.

Sipas Elezit, Ambasadori Bushati nuk hap telefonin, ndërsa as stafi i tij nuk përgjigjet duke e bërë rastin akoma më të çuditshëm. Bushati ka pasur një kontratë me Elezin deri në fund të vitit, por nuk ka paguar as qiranë e nëntorit dhe as të këtij muaji. Artur Elezi shkruan se çelësin e banesës ia ka dorëzuar një shofer i selisë diplomatike në Uashington.

Lajme të tjera |  Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit, media italiane: Ishte dënuar për disa akuza

Denoncimi:

Sjellje te cuditshme te Ambasadorit Shqiptar ne Ëashington DC! Zoti Ervin Bushati eshte qeraxhiu yne me kontrate deri ne fund te vitit. Diku nga fillimi i nentorit na dergon pagesen e muajit me nje cek te pafirmosur. E veme re pas ca ditesh dhe i vemi ne shtepi qe t’a firmose. Per habi shtepia eshte bosh! Pas ca ditesh shoferi i Ambasades na sjell celesin e shtepise. Ambasadori vete eshte zhdukur pa bere pagesen, madje nuk i pergjigjet as telefonit! U shkruajme ca kolegeve dhe eproreve te ambasadorit, deri ne kupole. Heshtje e plote, edhe ata jane zhdukur. C’ti themi kesaj?! Askush nuk duhet te sillet ne kete menyre, vecanerisht perfaqesuesi me i larte i qeverise ne Ëashington DC.

Ervin Bushati, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj si Ambasador i vendit në SHBA më 25 shtator të vitit 2023. Më herët ka qenë pjesë e Kuvendit si deputet ndërsa ka drejtuar dhe Postën Shqiptare./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us