SKANDAL në Spitalin Psikiatrik në Tiranë: 30 vjeçarja pl*gos dy paciente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin spikiatrik në Tiranë, ku një paciente 30 vjeçare ka plagosur me një send të fortë dy paciente të tjera.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe, e cila është paciente në spitalin psikiatrik.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A. K. ka goditur me një send të fortë dy paciente të tjera.

Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us