Skandali / Kompania shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës, “shpërthen” gazetari: Të procedohet ky palaço

Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është raportuar në rrjetet sociale, ku një kompani lokale në Shodër është filmuar duke shkakruar mbetjet e pularisë në liqenin e qytetit.

Në video duket furgoni i kompanisë “Driza” teksa ka hapur dyert e pasme nga ku një punonjës hedh në liqen mbetjet. Nuk dihet se kur është realizuar video.

Lidhur me pamjet e shëmtuara, ka reaguar i revoltuar edhe gazetari dhe ambientalisti Mentor Kikia, i cili kërkon që prokuroria të nisë menjëherë procedim për këtë ngjarje.

Reagimi i plotë:

Të ndëshkohet ky njeri e kjo kompani!

Unë nuk do të ndaloj së publikuari çdo ditë këtë video, derisa të dale lajmi që ky palaçoja dhe kjo kompania të jenë dënuar nga inspektoriatet, dhe prokuroria të ketë hapur një procedim ndaj këtij maskarallëku.

Lajme të tjera |  Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

Po pastron makinën ky!

E pra, të dielën, ne me një grup prej 50 vullnetarësh do shkojmë të pastrojmë një zonë në shtratin e lumit Vjosë.

Po ku dhe çfarë të pastrosh?

Do shkojmë në BE ne, në 2027 do e mbyllim e kapitullin e mjedisit?

Ec e bëje atje këtë gjë, po nuk ta bënë gropën me gjithë pula e me gjithë glasa, plehrat.

Shperndajeni këtë video, derisa shteti të reagojë.

Boll na e qelbën këtë vend.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us