Skandali në spitalin Onkologjik, Rama: Krim kundër njerëzimit

Kryeministri Edi Rama ka folur para drejtuesve të spitaleve në vend, ku ka adresuar shqetësimet e tij, pas skandalit të raportuar në spitalin Onkologjik.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duke u përgatitur për këtë adresim publik, në një moment shumë të errët që krijoi për bluzat e bardha, veprimtaria e disave prej jush në spitalin onkologjik, mu kujtuan fjalët e Besim Elezit, as në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital në këto kushte më tha, kur hapëm repartin e sëmundjeve të brendshme.

Ata dhe kolegët e tij kanë punuar në kushte heroike, pa mjete, por kishin pastërtinë e tyre. Në këtë territor ku jemi sot, nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut, ndërsa sot nuk mugon pothuajse asgjë, nga çfarë kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit.

Të mos jesh në lartësinë e detyrës, në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, që i lidhet fati i shëndetit. Ta përdorësh uniformën më simbolike, njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave, për të nxjerrë paratë nga të sëmurët, është krim kundër njerëzimit.

Lajme të tjera |  Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që ata të ndihen të mirëpritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us