Pas skandalit të Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT.
Ministrja Koçiu në takim zbuloi disa nga ndryshimet në Urdhrin e Mjekut.
Koçiu: Dua të bëj me dije se kemi ndërhyrë në ligje, i cili rregullon veprimtarinë për bluzat e bardha. Një drejtues në spital publik, nuk mund të punojë në privat. Nëse mjeku çon klientë në privat do ketë gjobë për mjekun e klinikës. Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje.