Skënder Gega “frymëzohet” nga fitorja me Elbasanin, fjalë motivuese para “Final 4”

Partizani ia doli që të siguronte një vend në “Final 4”, pasi mposhti në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 Elbasanin. Tashmë, të kuqtë janë në garë për titullin kampion me Vllazninë, Dinamon dhe Egnatian.

Ndërkohë, sot në rrjetet sociale ka reaguar trajneri i “Demave”, Skënder Gega. Krah një foto ku është me drejtorin teknik të Partizanit, Sokol Haxhia, trajneri shkruan një thënie motivuese.

“Nëse ti ndjek rrugën e duhur, do të arrish në destinacionin tënd”, shkruan Skënder Gega në rrjetet sociale. Tashmë Partizani i tij duhet të bëjë llogaritë në “Final 4”, teksa pret për kundërshtarin e gjysmëfinales.

Skënder Gega “frymëzohet” nga fitorja me Elbasanin,

Postimi i Skënder Gegës
Lajme të tjera |  Ancelotti e mbyll me Realin, gati për aventurën e re. Kush pritet si pasues

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us