Skënder Gega i “frikësohet” Egnatias: Janë kampionë, por shpresoj të kem të gjithë lojtarët gati

Partizani do të përballet me Egnatian në gjysmëfinalen e “Final – Four”. Një short jo shumë i lehtë për “Demat”, të cilët do të sfidojnë kampionët aktualë për titullin.

Pas kësaj ka folur Skënder Gega. Timonieri i kryeqytetasve ka theksuar se ndeshjet e kësaj faze janë mjaft të vështira, ndërsa nënvizon se Partizani do të japë maksimumin për të triumfuar në fund.

Ndër të tjera është pyetur edhe për të ardhmen, por bëri të ditur se fillimisht ka rëndësi Partizani.

“Shorti? Besoj se Egnatia është skuadra më e fortë, përderisa e mbylli sezonin e para. Por nga krahu tjetër “Final – Four” është tjetër histori dhe tjetër çasje. Ka vlera të shumta dhe ne do të përgatitemi shumë mirë për të përballuar këtë sfidë.

Janë ekip kampionë, kanë ritëm të mirë, kanë potencial. Deri me datën 5 ne do të përgatitemi shumë për të bërë mirë.

Kemi patu ulje dhe ngritje dhe këto janë të pashmangshme. Ky është Partizani dhe shpresoj që të kem të gjithë lojtarët në 100% për të luajtur. Partizani është kryesorja, pasi unë dhe lojtarët e bëjmë Partizanin dhe ne jemi vetëm elementë.

Unë besoj se edhe kundërshtari e vlerëson Partizanin, por gjithsesi kjo u takon atyre”, ka përfunduar Gega.

Lajme të tjera |  TRONDITET Antonio Conte, mbrojtësi i Napolit mbyll sezonin para kohe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us