Skënderbeu merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen me Bylisin

Skënderbeu do të presë në shtëpi Bylisin në ndeshjen e javës së fundit të Superiores. Ekipet do të kërkojnë me patjetër një rezultat pozitiv ditën e diel, për të siguruar elitën e futbollit shqiptar.

Për ekipin korçar që pozicionohet në vendin e tetë është një sfidë tepër e rëndësishme dhe kanë marrë një vendim për tifozët. Tribuna C dhe D do të ketë hyrjen falas në stadiumin e Korçës.

“Ndeshja e rradhës

Skënderbeu – Bylis

E Dielë, 27 prill | Ora 15:30

Stadiumi “Skënderbeu”

Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.

Të gjithë së bashku për 3 pikë!”, shkruan klubi i Skënderbeut.

Lajme të tjera |  Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us