Skualifikimi nga bonusi i qerasë, disa familje protestë, një grua humb ndjenjat

Disa familje, banues në zonën e ish-komunales kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranës, pasi kundërshtojnë skualifikimin nga bonusi i qerasë. Në pretendimet e tyre, banorët thonë se u ishte dhënë për 4 vite bonusi i qerasë derisa të vendoseshin në një shtëpi. Deri më tëni me shtëpi nuk janë pajisur, por edhe u është hequr bonusi nga Bashkia e Tiranës me pretendimin se janë banorë të banesave ku aktualisht janë akomoduar.

“Tani mbaroi bonusi 4-vjeçar dhe shtëpitë nuk na i dhanë, na i ndërprenë. Kemi aplikuar te Njësia Nr. 4, do ju japim shtëpi na thanë për 4 vjet, do ndahen shtëpitë komplet, kush merr bonusin e qerasë do trajtohet me bonus qeraje dhe shtëpi,”-tha një prej banorëve.

Lajme të tjera |  PS drejt 83 mandateve, REAGON Sali Berisha!

Por teksa po protestonin, një prej banorëve nuk e ka përjetuar shumë mirë tubimin.

Njëra prej zonjave ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë, por fatmirësisht pa asnjë problem. Megjithatë, gjendja e saj shëndetësore e ndërpreu protestën edhe për banorët e tjerë, të cilët mbeten ende në pritje të një përgjigjeje nga Bashkia Tiranë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us