‘S’më pëlqeu mishi në hell’/ Plagosi kuzhinierin shqiptar, del para gjykatës 52-vjeçari grek

Ka dalë sot para gjykatës autori i dyshuar për plagosjen e kuzhinierit shqiptar në Greqi. Bëhet fjalë një 52-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë 65-vjeçarin shqiptar, i cili nuk është identifikuar me emër nga mediat greke. Protothema ka bërë sot me dije se 52-vjeçari i akuzuar për plagosjen me thikë ka dalë përpara Gjykatës së Selanikut, duke treguar edhe shkakun e sherrit, që degradoi më pas në plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars, pas një debati mes dy personave. 52-vjeçari akuzohet se i ka futur një thikë në bark kuzhinierit 65-vjeçar shqiptar për një arsye banale. Sipas viktimës, grekut ka qenë se nuk i ka pëlqyer mishi në hell që i është servirur dhe ka nisur që të ofendojë kuzhinierin. Në debat e sipër, e ka plagosur me thikë dhe pas kësaj, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Lajme të tjera |  Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë arrogantë dhe të korruptuar, mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj "Republikës së Drejtorëve"

Për një mish në hell, ndaj 52-vjeçarit është ngritur akuza për tentativë vrasje dhe sot ai do të jetë para hetuesisë ku pritet të kërkojë afat për të kërkuar falje në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us