SMS-Përplasje mes socialistëve për numërimin e votave, Rama ‘futet në chat’: Ai që nuk do të ndahet me këtë familje…

Numërimi i votave preferenciale prej ditësh reflekton një tension mes kandidatëve për deputetë, jo vetëm mes kundërshtarëve politikë, por edhe mes personave të të njëjtës forcë partiake. Mesa duket përjashtim nuk bën as Partia Socialiste… “Lapsi.al” ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, por pretendon se ka dëgjuar edhe mesazhet zanore të kryeministrit Edi Rama. Mesazhet janë dërguar në rrjetin social “WhatsApp”…

Sipas “Lapsi.al”, ka qenë fillimisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ai i cili tregoi se ka bërë disa kallëzime ndaj numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.

“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor,”– shkruan Taulant Balla në mesazhin që ka siguruar Lapsi.al.

Lajme të tjera |  “BE kritike për zgjedhjet”/ Gazetari i 'Reuters' pyet Ramën, kryeministri: Shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100%

Në bisedë janë përfshirë Halit Valteri dhe Julinda Dhame, dy kandidatë në listën e hapur të qarkut të Tiranës.

Halit Valteri: Mundohu t’ja shpjegosh angalisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim.

Julinda Dhame: Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!

Po sipas të njëjtit burim, në mes të këtyrë komunikimeve ka ndërhyrë vetë kryeministri Edi Rama.

Lajme të tjera |  Nis protesta e opozitës për “krimin elektoral”, Noka: 7 në 10 qytetarë thonë se kanë votuar PD, si shpjegohet?!

“Përmes disa mesazheve zanore, të cilat Lapsi.al i dëgjoi. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa i paralajmëroi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste,”-shkruhet ndër të tjera në artikull. Por po ashtu citohet që Rama të ketë thënë: Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike.

Megjithatë, këto mesazhe deri më tani nuk janë sjellë reagimin e asnjë socialisti dhe as të kryeministrit Edi Rama, i cili sot po pret liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us