‘S’mund të bëjmë harakiri’/ “Duam që Veliaj të dalë i pastër”, Blendi Gonxhja zbulon nëse do garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u ndalur edhe tek ndikimi që ka mngesa e tij në Tiranë. Në një prononcim për emisionin “Off the Record”, Gonxhja u shpreh se mungesa e Veliaj nuk ndihmon në kampin socialist, edhe pse shtoi se vetë personalisht kishte keqardhje për kolegun e tij.

“E para njëherë ne me gjithë dëshirën që ato që janë akuzat ndaj tij, të mos vërtetohen dhe të mos dalin që të ketë prova se është siç akuzohet dhe ne duam që ai të dali nga kjo betejë e tij ligjore i pastër dhe të dalë siç ai pretendon. Por kjo gjë është jashtë, jashtë nesh. Ne nuk kemi asnjë lidhje me pjesën e hetimit apo procesit. As nuk ndikojmë dot, as nuk kemi asnjë rol në këtë pjesë.

Ne duhet të jemi shumë më pranë njerëzve, në kuptimin e elektoratit, shumë më mirëkuptues, dhe në fund të fundit i përkasim po të njëjtës forcë politike, të njëjtave struktura, ndaj do ishte edhe një lloj harakiri nëse ne fillojmë e bëhemi copa-copa me njëri tjetrin. Domethënë nëse ne fillojmë e nuk besojmë, dyshojmë, apo nuk jemi korrekt me njëri-tjetrin. Na ka forcuar kjo situatë, ujemi bërë shumë më të përqendruar tek objektivat dhe puna që duam të bëjmë,”- u shpreh Gonxhja.

Lajme të tjera |  Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, partnerja: Mendova se ishin fishekzjarre, dilte ndonjëherë natën!

Në rast të zgjedhjeve lokale të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duket se Gonxhja nuk është gati. Ose të paktën këtë lë të që kuptohet në përgjigjen e tij. I pyetur nëse do të garojë për t’i zënë vendin Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranë, ministri u përgjigj: Jo. Si mund të jetë objektiv? S’është as vendi, as koha.

Megjithatë, nuk e përjashtoi se Bashkia e Tiranës mund të jetë në ambicjet e tij, përtej atyre si ministër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us