Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare këtë fundjavë, të dielën në datën 11 Shkurt. Mbledhja pritet që të ketë në fokus zgjedhjet e nisura në bazën e socialistëve. Në fjalën e kryesocialistit Edi Rama, pritet të jenë edhe çështje të tjera përveç atyre partiake, për të cilat është thirrur kjo asamble. Në mesazhin që iu ka dërguar anëtarëve të Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi iu ka bërë me dije se mungesat janë të pajustifikueshme. Takimi do të mbahet në një resort privat në periferi të Tiranës.
Mesazhi sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi:
Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë (11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!
Sekretari i Përgjithshëm i PS
Blendi KLOSI