Sokol Cikalleshi surprizon me të ardhmen, sulmuesi shqiptar firmos me skuadrën e…

 Sokol Cikalleshi i dha fund ditën e sotme aventurës 4-vjeçare me skuadrën e Koniasporit në elitën e futbollit turk. Sulmuesi kavajas tashmë do të provojë një tjetër eksperiencë! “Panorama Sport” zbulon se kampionati iranian do të jetë destinacioni i radhës i Cikalleshit. 

34-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Traktorit, që militon në elitë dhe ka fituar 2 herë Kupën. Kjo skuadër drejtohet nga trajneri kroat Dragan Skoçiç, ndërkohë që vlera e lojtarëve në Transfermarkt shkon 14.25 milionë euro. 

Në të kaluarën me skuadrën e Traktorit është aktivizuar edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj. Bëhet fjalë për sezonin 2014-2015.  

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Cikalleshit në kampionatin iranian teksa më herët është aktivizuar në Shqipëri, Kroaci, Korenë e Jugut dhe Arabinë Saudite.

Lajme të tjera |  Më shumë se çdo ekip tjetër italian, Interi fiton shumën e majme pas arritjes në finalen e Champions

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us