Barometri në Euronews Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës.
Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse.
Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.
Qytetarët e Tiranës janë pyetur për pëlqyeshmërinë e 11 liderëve politikë që janë në garë për zgjedhjet e 11 majit sipas fletës zyrtare të KQZ.
Për Edi Ramën, në këto matje në qarkun e Tiranës janë 50,4 % e qytetarëve që kanë pëlqyeshmëri pozitive, i dyti renditet Sali Berisha me 31,9 %, të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të; i treti Agron Shehaj me 31,7 % të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të, i katërti Lapaj, me 29,7 % të mendimit pozitiv për të; Qori me 27,6 % mendim pozitiv për të.
Nga krahasimi me matjet e muajit shkurt 2025 në këtë matje të dytë të muajit mars, pëlqyeshmëria për Ramën është pak a shumë në të njëjtat nivele nga 50,3, në 50,4%. Berisha nga 28.2% në shkurt ka arritur në 31.9% mars. Shehaj nga 29.9% në shkurt ka arritur 31.7% në mars. Lapaj nga 29.3% në shkurt shkon 29.7% në mars ndërsa Qori nga 25.2% në shkurt arrin në 27.6% mars. Basha nga 12.7% në shkurt ka rënie në 10% në mars.