Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.
Pyetjes “cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin”, i janë përgjigjur; PS 43.3 % në nivel kombëtar, 42.5 % në qarkun e Tiranës
PD-ASHM 25.5 në nivel kombëtar, 30.4 % në qarkun e Tiranës.
Nisma Shqipëria 10.2 % në nivel kombëtar, 6.2 % në qarkun e Tiranës.
Partia Mundësia 7.3 % në nivel kombëtar, 5.3 % në qarkun e Tiranës.
Lëvizja Bashkë 2.4 % në nivel kombëtar, 3.8 % në qarkun e Tiranës.
Metodologjia në sondazhin e fundit për zgjedhjet e 11 majit është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë. /Euronews Albania