Sondazhi i fundit/ Kush do i fitonte zgjedhjet nëse shqiptarët do të votonin sot

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit Euronews – Albania për zgjedhjet e 11 Majit është:

Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e katërt në nivel vendi tregojnë se: 42.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste

Lajme të tjera |  Del sondazhi/ Cili është politikani shqiptar më i pëlqyer 20 ditë para zgjedhjeve

30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Dhe me radhë si më poshtë, 6% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 5.6% “Partia Mundësia” 2.1% “Lëvizja Bashkë”, 0.7% Koalicionin Euroatlantik, 0.6% Partia Social Demokrate, 0.6% “Aleanca Kombëtare Shqiptare” 0.5% “Koalicioni Djathtas për Zhvillim”. Ndërkohë 11% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Lidhur me projeksionin e votës sipas matjes së katërt politike të Barometrit rezulton se “Partia Socialiste” do të marrë 47.9% (45.9%-49.9%) të votave, “Aleanca Shqipëria Madhështore” drejtuar nga PD, 33.7% (31.7%-35.7%) të votave. Dhe më poshtë “Nisma -Shqipëria Bëhet” 6.7% (5.2% – 8.2%), “Partia Mundësia” 6.3% (4.8%-7.8), “Lëvizja Bashkë” 2.4% (1.4%-3.4%) të votave dhe partitë e tjera 3% (2%-4%) të votave. /Euronews Albania

Lajme të tjera |  Papa Françesku, njeriu që jetën ua dedikoi të varfërve!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us