SONDAZHI: PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer

Zgjedhësit shqiptarë vijojnë të mbështesin Partinë Socialistë për një mandat të katër në pushtet. Të dhënat e sondazhit të fundit të Eduart Zaloshnjës në bashkëpunim me Report tv, të publikuara mbrëmjen e 16 janarit 2025, në emisionin “Frontline’ tregojnë se për PS sot do të votonin 50.5% e qytetarëve, 31.3% për PD, 16% për partitë e reja dhe 2.2% për partitë e vjetra. Ajo që vihet re është rritja e mbështetjes për socialistët në muajin janar me 2.4% krahasuar me dhjetorin.

Aktualisht edhe për PD ka një rritje të lehtë me 0.3%. Nga anketimi rezulton se edhe diaspora do tja jepte sot votën Edi Ramës me 52.9% mbështetje. Krahasuar me muajin dhjetor këtë vit duket se partitë e reja pëlqehen më pak nga elektorati, me një rënie të votimit me 3%. Ka një rritje të lehtë për partite e vjetra

Pyetjes se cilin nga dy politikanët kryesorë kanë opinion më pozitiv, sondazhi tregon se shqiptarët zgjedhin pa hezitim Edi Ramën me 52.2% të votave. Madje në janar kryeministri ka një rritje të mbështetjes me 3.1%. Ndryshe rezulton Sali Berisha i cili ka vetëm 30% të mbështetjes, megjithëse me një rritje me 0.9% në janar. Rama sot sfidon Berishën edhe me votën e emigrantëve me një pëlqyeshmëri të 56.1% tyre. Ndërsa lideri demokrat pëlqehet 30.2%, 17.6% janë për asnjërin prej tyre.

Lajme të tjera |  Ilir Meta sfidon “arrestin në burg”, dy kërkesa për liri në Kushtetuese dhe Apel

Sa i takon arritjeve të qeverisë, në përgjithësi shqiptarët si brenda dhe jashtë shprehen pesimistë me 47% të votave, megjithëse ka një tendencë rritjeje me 2.3% të opinionit pozitiv gjatë muajit të parë të këtij viti.

Zgjedhësit u pyetën nëse i shohin normale sharjet dhe shpifjet e politikanëve ndaj njëri-tjetrit. 79.4% thonë se jo, ndërsa 11.2% i shohin normale, pjesa tjetër prej 9.4% janë të dyzuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us