“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë”, Rama: Kur puna po ecte mirë e bukur plasën ujërat dhe na morën peng

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në rubrikën e tij “Sy m’sy” duke u fokusuar te hapja e tunelit të Murrizit.

Rama thotë se sot mbaroi Odisea e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej.

“Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit. Një kurth i paparë i natyrës ku thash ramë dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur plasën ujërat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit pa afat. Nejse sot mbaroi Odisea e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani stafi që merret edhe e këtë kronikë më informoi që me zor ka gjetur disa komente problematike të hapjes së tunelit kështu që faleminderit të gjitha tyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive”, deklaron Rama.

Lajme të tjera |  Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us