Sot Kuvendi, në rendin e ditës ndryshimi i rregullores. Berisha, Bardhi të përjashtuar

Në orën 10:00 të paradites së sotme, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish në kushte jo të zakonshme, me një pjesë të mirë të deputetëve të opozitës që janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

Në rendin e ditës për sot ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, por një ditë më parë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se ratifikimi në Parlament do të duhet të shtyhet pasi kjo çështje do të shqyrtohet nga Kushtetuesja, pas padisë që i bëri opozita.

Në rendin e ditës për sot parashikohet dhe miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Parlamentit, ku socialistët kërkojnë ashpërsimin e masave për të gjithë deputetët që ndërmarrin akte dhune.

Në seancën e sotme, janë të përjashtuar disa prej figurave më të rëndësishme të aksionit opozitar, duke nisur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, te Gazment Bardhi, Flamur Noka apo Ervin Salianji.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Çfarë parashikojnë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit:

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.

Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime  të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us