Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij të hapjes së fushatës më ftesën për të votuar PS, me qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për tu lidhur me cdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten qytetarë të barabartë të Evropës. Prandaj dhe është krejt ndryshe nga herët e tjera, mbledhja jonë sot këtu. Këtu në këtë shesh, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes stoik, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë së shqiptarëve.
Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afër sa 30 mëngjese, me pas është vetëm një mandat, i gjatë sa 4 vjet për ta fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”, tha Rama.