Sot protesta e opozitës, Ilir Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin.

Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli nuk kishte frikë nga vdekja, ndërsa shtoi se halli e kishte detyruar që të bashkëjetonte me mashtrues pa qenë kurrë i tillë. Mes të tjerash Meta paralajmëron se; “Një Agim i Ri po lind”.

Postimi i Metës

Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.

Por një Agim i Ri po lind i dashur Avokat, si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfelloë te poema e tij kushtuar Skëndërbeut!

5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me “proletarët e gjithë botës”!

Iku Internacionalja e mashtruesve avokat!

Iku sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki!

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us