Sot seanca në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, përballen Osmani dhe Vuçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të përballen sot në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Sot do të mbahet seanca e radhës në orën 16:00 sipas vendit tonë, ndërsa me orën e New York përkon në 10:00.

Kjo përballje e Osmanit dhe Vuçiç vjen një ditë pasi në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe çështjet për të cilat pritet të flasë Osmani.

“Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme të tjera |  Ndihmuan Talo Çelën të fshihej! Tre të arrestuar në Dubai (EMRAT)

Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë qëndrimit në New York, Osmani pritet të takohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us