Sot seanca për masën e ‘arrestit të shtëpisë’ për Berishën, avokatët kërkesë për marrjen e provave

Sot në orën 15:00 pritet të jepet vendimi për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Por mësohet se avokatët e tij kanë bërë kërkesë për marrjen e provave, audion e seancës dhe procesverbalet për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us