Sot seancë në Kuvend për votimin e ministrave të rinj, opozita vijon kaosin, pa Berishën

Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë nga 21 Dhjetori, dhe marrja e pushimeve të fundvitit nga ligjvënësit. Seanca do të nisë rreth orës 17;00 pasdite, dhe ka në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në qeveri.

Kuvendi pritet që t’i japë dritën jeshile dy emërimeve të reja në qeverinë Rama, i pari është ai i Blendi Gonxhjes në postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe i dyti emërimi i Adea Pirdenit në postin e ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Edhe seanca e sotme pritet që të ketë përplasje, pasi opozita ka paralajmëruar skenarin e mosbindjes civile dhe në Kuvend.

Ky sesion i ri parlamentar rikthehet me dy ndryshime të rëndësishme, i pari ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit, që parashikon përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që kryejnë akte dhune, dhe ndryshimi i dytë ka të bëjë me Partinë Demokratike, ku pas më shumë se 30 vitesh Sali Berisha nuk do të jetë më fizikisht në Kuvend.

Demokratët kanë premtuar se do të pamundësojnë zhvillimin normal të parlamentit, dhe se nuk do të heqin dorë nga plani i tyre për bllokimin e seancave.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Kryeministri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit, ku ligjet do të miratohen pa debate në seancë, dhe mbledhjet e Komisioneve do të bëhen online. Sipas tij kjo do të bëher për të shmangur përplasjet fizike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us