Urimin e Ambasadës së SHBA ndaj popullit shqiptar për zgjedhjet e 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu, e cilësoi si një mesazh të qartë, se SHBA ka njohur zgjedhjet.
Në një lidhje skype, për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se nëse Berisha do ta keqpërdori mesazhin, atëherë sipas tij mund të ketë edhe një deklaratë të ashpër nga DASH.
‘Kishte 3 ditë që liderët e opozitës po e përdorin heshtjen e SHBA si mosnjohje të zgjedhje dhe ky mesazh i vuri kapakun nëse i njohin ose jo zgjedhjet. Ata që duan që ta lexojnë në një optikë tjetër, nëse PD do ta keqinterpretojë dhe do të keqpërdori urimin e ambasadës nuk është çudi që të ketë një reagim të ashpër të DASH. Nëse ata nuk dinë që të lexojnë një mesazh do të pasohet me konsekuenca të tjera. Është një mesazh i qartë ku urohet populli shqiptar për zgjedhjet dhe nuk urohet nëse zgjedhjet janë manipuluar. Është një mesazh i drejtëpërdrejt ku urohet populli për mënyrën se ski populli shprehu vullnetin e tij’, tha ai.
Për Spahiun, mungesa e një urimi për kryeministrin Rama mund të interpretohet edhe si pjesë e një qasjeje të re të SHBA ndaj Shqipërisë.
‘Amerika nuk ka bërë thirrje që në Shqipëri të mos votohet Sali Berisha ose Edi Rama, ata kanë qenë indiferent. Kur SHBA do të ndërhyj në një proces zgjedhor e bëjnë hapur atë. Ata i kanë mesazhet e qarta. Dikush mund të thotë se nuk uruan Ramën sepse ka një qasje të re të SHBA me Shqipërinë. Edhe kryeministrin e Gjermanisë se uruan, po në Kosovë ka ndonjë urim për Kurtin. Berisha dy ditë para zgjedhjeve Berisha tha se do ti hiqet non grata dhe të na sqaroj pak se në çfarë date do të niset në SHBA, apo është harruar kjo gjë?’, tha ai.
Spahiu tha se Berisha duhet që të bëjë transparencë për faturën që ka paguar për këshilltarin elektoral në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.Sipas tij, nëse Berisha pranon mandatin në shtator, atëherë ai bëhet pjesë e tepsisë së Ramës dhe e gjithë retorika e tij është një mashtrim.
‘Berisha para se të denoncoj krimin zgjedhor duhet që të deklaroj se kush është fatura që është paguar LaCivita. Ai ka detyrimin që të çoj në KQZ faturat e shpenzimeve të fushatës elektorale. Ajo është një faturë tjetër dhe vetën në Shqipëri ndodh të dal një amerikan të flas në sheshe dhe të mos thotë sa është paguar, ne qofshim si komb. Ai është tallur me shqiptarët për mënyrën se si e shihnin, sikur ishte perëndi kur ai nuk përfaqëson asgjë. Nëse Berisha do të shtyjë verën dhe pushimet e korrikut me alibin me zgjedhje të reja dhe qeveri teknik dhe në 1 shtator pranon mandatin dhe e njeh atë parlament atëherë bëhet edhe ai pjesë e tepsisë e Edi Ramës. Nëse ai merr mandatin kjo histori është një përrallë’, tha ai.