Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar rinumërimin e votave për zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE
‘Unë mendoj se do të ketë ndryshime minimale në votën preferenciale, mund të jenë 2 deputet në rang qarku ku mund të ndryshojë brenda partisë në listën e hapur renditja, por jo ndryshim të rezultatit mes fituesit dhe humbësit. Nëse ka krim zgjedhor është krim i strukturuar, nëse ka devijim të votës nuk është krim që e ka bërë një komisionerë sepse është bërë nga 1 mijë, nëse ata kanë ndryshuar votën për Alimehmetin nuk e kanë bërë individualisht por në mënyrë të organizuar. Kemi të bëjmë me krim zgjedhor të strukturuar. Nëse komisionerët e PD kanë vjedhur vota brenda partisë të njoftohet Brukseli dhe të përjashtohen nga PPE’, tha ai.
Ai tha se Berisha e ka marr peng PD dhe themeluesit e saj janë braktisur nga Sali Berisha.
‘PD që kur është krijuar ka pjell 37 parti të reja, ata që themeluan PD nuk janë më i ka lënë rrugëve Berisha ai e ka bërë më keq se Enver Hoxha atë parti që është katandisur në një parti me njerëz mediokër dhe ka humbur misionin e saj për të ardhur në pushtet. Do të ketë njerëz që duan të vijnë në krye të asaj partie, por jam i bindur se suksesi i tyre do të jetë zero partia do ta mbajë atë parti sa të ketë shëndet’, tha ai.