Juristi Kreshnik Spahiu tha se vota e diasporës do e groposë opozitën dhe në veçanti PD-në, teksa e quajti bumerang dhe autogol të saj, për të cilën do bëhet pishman. Madje parashikoi se PD do kërkojë heqjen e kësaj vote pas zgjedhjeve.
“Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës. Ditët pas zgjedhjeve opozita do kërkojë heqjen e votës së diasporës.
Ky është autogol shumë i madh, është bumerang. Këto vota do i rrisin nga një deputet Partisë Socialiste në çdo qark, 10-15 mijë vota të emigrantëve për çdo qark, në total gati 150 mijë vota të diasporës, të gjitha shkojnë dhe favorizojnë PS-në. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh Spahiu.
Juristi tha ne Report TV se pikërisht vota e diasporës mund të bëhet edhe alibi për parregullsi të zgjedhjeve pas 11 majit.