SPAK çon në GJKKO dosjen “Toyota Auris”, akuzat që rëndojnë mbi 4 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen “Toyota Auris”. Të përfshirë në këtë dosje janë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Eriona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Të pandehurit akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, para që erdhën të futura në thasë e të fshehur në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.

SPAK i akuzon po ashtu edhe për favorizim të Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Hetimet ndaj tyre nisën mbi bazën e të dhënave nga SKY EÇ që autoritetet franceze iu vendosën në dispozicion SPAK. Gjatë hetimeve u zbuluan komunikimet e të pandehurve për çështjet, ndërsa u pyetën dhe një numër i lartë gjyqtarësh e prokurorësh, si dhe njerëz të politikës, të cilët përmendeshin në komunikimet mes të pandehurve, por ndaj tyre nuk janë gjetur prova.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Pritet që Gjykata e Posçmë të hedhë dosjen në short, ku do të përcaktohet gjyqtari/ja paraprake që do ta marrë çështjen nëm shqyrtim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us