SPAK e ka marrë nën hetim për pengim të drejtësisë, deputetja Klotilda Bushka: Kam qenë dhe jam me dinjitet!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushkaka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim.

Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim, qe i referohet deputetes se PS.

Në nisje të komisionit të ligjeve, ajo tha se cdo sqarim do të japë aty ku duhet. Ndërsa sa i takon cështjes së dinjiteti, u shpreh se ka qenë dhe do jetë e tillë.

“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.

Lajme të tjera |  Çmimet e larta të banesave/ Eksperti: Një familjeje, i duhen 20 - 28 vite për të blerë një apartament në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us