SPAK kërkoi arrestimin e tij, paralajmëron Sali Berisha: Gati mosbindja civile në të gjithë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pasditen e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK në Kuvend për arrestimin e tij.

Berisha për A2Cnn tha se do të zbatojë çdo vendim që do të votojë Kuvendi, edhe pse sipas tij urdhëri është i Edi Ramës. Kreu i PD-së tha se opozita do të shtrijë shumë shpejt mosbindjen civile në të gjithë vendin.

Berisha: Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare. Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us