SPAK kërkon arrestimin, Berisha: Do zbatoj vendimin e Kuvendit

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i dërgoi shkresë Kuvendit ku kërkoi heqjen e imunitetit të tij.

Berisha: Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e Gjykatës nuk kam pranuar se është shkruarje e Kushtetutës. Do ta respektoj pa asnjë diskutim. Jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie dalje jashtë shtetit, kur kushtetuta sanksionin një nen të veçantë, kjo është të tallesh me kushtetutën. Do parlamenti që ta dorëzojë, e votoj që nesër, nuk kam asnjë kundërshti. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem, jam paraqitem dhe paraqitem, kësaj radhe kishte të bënim me shkruarjen e neneve të kushtetutës, ishte një akt puçist.Tani Parlamenti të vendosë si të dojë. Une vetë po e përgatisja ta çoja në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por jam pa asnjë kusht për hetimin. Që ky vendim është i drejt apo i padrejtë është tjetër qëndrim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us