SPAK kërkon arrestimin e Berishës, reagon Gaz Bardhi

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi deklaroi se grupi do të votojë pro çdo kërkese nga ky SPAK, por shtoi se që t’i kthehen normalitetit në Kuvend dhe votimeve, duhet që Edi Rama të plotësojë tre kushtet e opozitës.

“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundërt asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi e ktheu vëmendjen tek hetimi i inceneratorit të Tiranës, ku opozita e ka shprehur hapur pakënaqësinë se hetimi i kësaj afere ka amnistuar plotësisht Erion Veliajn.

Lajme të tjera |  Gjatë vitit 2024 të huajt blenë 380 milionë euro prona në Shqipëri

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Gazment Bardhi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us