SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Alibeaj përplaset me avokatët e Berishës

Vijon të jetë e tensionuar situata në Kuvendin e Shqipërisë ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkojnë heqjen e imunitetit për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Por, përplasjet nuk po zhvillohen vetëm mes organit të akuzës dhe avokatëve të Berishës, por dhe mes përfaqësuesit të vetëm të opozitës në Këshillin e Mandateve, Enkelejd Alibeaj dhe mbrojtjen e Sali Berishës. Alibeaj gjatë fjalës së tij u shpreh se do të ishte më e udhës që Sali Berisha të dorëzonte mandatin duke mos përfituar nga imuniteti, për këtë pyeti nëse është këshilluar nga avokatët. Këta të fundit, konkretisht Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u shpreh se ata nuk janë këshilltarë politik por juridik dhe se Sali Berisha i ka mërrë i vetëm vendimet. Në debat u përfshi dhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Debatet:

Enkelejd AlibeajLëvizja më e mirë politike do të ishte ajo e daljes publikisht dhe lënies me vullnet të mandatit. Nuk po iu këshilloj as juve dhe përfaqësuesve politikë se çfarë sjellje do të mbajë. Ka një kod sjelljeje ky Parlament që do të thotë se deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti. Kjo do të ishte një këshillë që ndoshta ia kishit dhenë.

Sokol MëngjesiNe jemi kontraktuar nga Berisha si profesionist dhe nuk jemi këshilltar politik. Për hir të së vërtetës, jo vetëm nuk jemi përfaqësues politik por edhe nuk kuptojmë mirë nga politika. Qëndrimet i ka mbajtur vetë zt.Berisha dhe do të keni mundësi ta pyesni në seancë.

Genc GjokutajQë të pretendosh se zt.Berisha ka përfituar në këtë rast, aspak! Ai është trajtuar në kundërshtim me ligjin si i tillë. Berisha nuk ka qenë i favorizuar këto kohë qoftë me vulën, me siglën. Kjo është tentativa e fundit. Kjo është një e vërtetë e madhe. Nuk është se është braktisur procesi si i tillë por në momentin kur praktikat janë të tilla, nuk përfillet Parlamentit, Gjykata Kushtetuese dhe bëhet sikur dëgjohet.

Lindita NikollaJeni profesionist dhe vini e bëni këtu politikë.

Genc GjokutajKëtu nuk mund të jemi në gjykatë. Lëre të nxjerrë dufin thotë populli. Çmimin e fjalët e keni ngritur shumë. Keni ardhur në emër të kryeministrit këtu dhe s’doni të na lini të flasim?!

Lindita NikollaDufin shfryni në një vend tjetër.

Enkelejd Alibeaj: Nuk mund të përdoren këtu argumente mbi meritën e çështjes. Diçka tjetër duhet të mbrojë për aq sa është e mundur ky këshill. Kohë më parë, ishin ulur aty avokatët e ish-ministrit Tahiri, i cili qahej për instrumentim të procesit të tij. Akoma më rëndë rasti i Ahmetajt. Në ka një gjë është; a ka përdorim politik të Prokurorisë në një çështje të procedimit penal? Pavarësisht qëndrimit që mund të mbajë një deputet i mazhorancës apo jo do të ishte i vështirë nëse ka përdorim politik. Ka një parametër që nuk gabon, dobiostandardi. Keni arritur juve të gjeni një rast analog, ku për njërin rast të jetë kërkuar dhënia e autorizimit dhe për rastin tjetër, për fakte të ngjashme, SPAK-u të mos e ketë bërë këtë gjë.

Genc GjokutajNë parim, pyetja juaj ka lidhje me referencat ndaj praktikave të mëparshme. Kjo çështje ndryshon edhe nga emri i personit dhe nga fabula e ngjarjes. Nuk kemi të dytë çështje që shihen sot që kanë të bëjnë me tendera, PPP. Rasti i Tahirit të nënës dhe Berishës së njerkës, ku jepet masa. Kjo mospërfillje e Kuvendit e ka çuar SPAK-un dhe GJKKO në mina procedurale. Mund të thoni se kemi ndryshuar mendje, por nuk është kështu. Prandaj, thashë prisni Kushtetuesen sepse është organi i specializuar. Dhe sikur ju të vendosni dhe të vendosë Gjykata Kushtetuese, leje që ka mbivendosje kompetencash që nuk është etike dhe serioze për një shtet, në fund do të zbatohet ai vendim. Nëse formalisht doni të lani duart me këtë histori dhe të thoni e vendos kushtetuesja, mendoj që keni kaq integritet të mos mendoni kështu.

Lindita Nikolla: Ju mendoni vetëm për të dhënë përgjigje

Genc GjokutajNuk kam ardhur këtu të dëgjoj këshilla. Kjo çështje është unike. Nuk ka lindur mbi bazë provash dhe faktesh.

Lajme të tjera |  “Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment”/ Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: Ishte shumë vonë kur mjekët e kuptuan

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us