Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish pas mbledhjes së grupit të PD se ai do të respektojë vendimin e Kuvendit në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që kërkon ashpërësim të masës së sigurisë ndaj tij. Për mediat, kryedemokrati tha se ai do të zbatojë vendimin e kolegëve deputetë, por nuk premtoi një situatë të qetë në seancën plenare ku do të diskutohet kjo, pasi sipas tij mosbindja e opozitës vijon.
I pyetur nga gazetarët nëse ka mbështetjen e grupit parlamentar në lidhje me këtë situatë ku SPAK kërkon deri dhe arrestimin e tij, Sali Berisha tha vetëm se aksioni opozitar vijon. Nuk munguan akuzat për SPAK ndërsa këtë situatë e cilësoi si një ‘sulm” për të asgjesuar opozitën. Ndërkohë e cilësoi si antiligjore përjashtimin e deputetëve për 2 muaj nga punimet e Kuvendit në rast të incidenteve në Parlament.
Prononcimi i Sali Berishës:
Sali Berisha: Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprejren e përkohshnme të mandatit të deputetëve, përjashtimin për dy muaj dhe de facto heqjen e mandatit dhe ndalimin e çdo lloji veprimtarie të deputetit. Kjo është faza drejt asgjesimit tw opozitës në parlament dhe kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për vendosjen e pluralizmin politik në Parlament. Vendosmëria është e palëkundër.
Vendimi i SPAK
Sali Berisha: Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor të SKAP-it dhe gjykatëse të shkarkuar nga Sali Berisha më 8 shkurt në vitin 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para një ore, vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një nismë bashkë me qeverinë dhe maxhorancën e kohën për agrovimin e nenit kushteties që jep imunitet për veprimet e gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar asnjëherë vemdim. Në këtë contest venmdim I parlamentit do të respetohet nga unë. Kushtetushmëria kërkon që parlamenti të ndryshojë lifhjin kushtetëetiun dhe të vendosë që të mos ketë mbroitjrej për deputetët.
Pyetje: Keni mbështetje nga grupi i PD?
Sali Berisha: Asnjë ndryshim në strategjinë tonë nuk do të ketë për shkak të kësaj çështjeje. Ne vzhdojmë me mosbindjen.
Pyetje: Do votojë kundër?
Sali Berisha: Nuk do marrë pjesë.
Pyetje: Do jeni në Këshillin e Mandateve?
Sali Berisha: Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. Jam i sigurt që Kryesia e Parlamentit do më dorëzojë relacionin.
Pyetje: Pse keni ndryshuar qëndrim?
Sali Berisha: Unë nuk thashë jo, unë thashë do zbatoj venmdi in e Kuvendi. ZAsnjë ndryshim nuk ka zonjë. Unë thashjë dop zbatoj vemdimin e Kuvendit. E bvëra këtë me qëllim që askush të mos I marrë pushtetin Kuvendit. Gjykatës të pëndërgjegjës, prokurorë opolitik I lejuan vetes të shktruajnë në tavolinë nenet e Kushtetutës.