SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, sot mbahet seanca

Sot në orën 10:00 Apeli i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, kundër vendimit për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” nga GJKKO. SPAK ka kërkuar të mbetet në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish-kryeministrit.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us