“SPAK ngatërron ëndrrat me faktet”, Meta: Karta bankare nuk ka as edhe lidhjen më të vogël me mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një sqarim në rrjetet sociale lidhur me dosjen e tij.

Reagimi ka ardhur pasi në media u raportua lajmi se SPAK dyshon për një tjetër episod korrupsioni të ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Bëhet fjalë për mbi 240 mijë dollarë shpenzime me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku.

Por thotë se kartat bankare për të cilat “flet dhe mashtron”, sipas tij, ”hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të”.

Ai thotë se SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka ekzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

Reagimi i plotë:

Një risqarim i detyruar për mashtrimet e mediave të inceneratorëve, që citojnë burime të dizinformacionit me regji të SPAK-ut të Narkoqeverisë.

Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.

Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë  zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us